Zgjedhjet vendore, Subashi merr pjesë në rikonstruksionin e rrugës ‘Kastriot Muço’: Lehtëson ndjeshëm trafikun

21 Prill 2023, 13:22| Përditesimi: 21 Prill 2023, 14:25

  • Share

Vijon puna për rikonstruksionin e rrugës “Kastriot Muço”, përfundimi i së cilës do të lehtësojë ndjeshëm trafikun në këtë aks të rëndësishëm dhe do t’i japë asaj standardin infrastrukturor të vendosur prej vitesh në Fier.

Si një rrugë me frekuentim të lartë automjetesh dhe këmbësorësh, ky aks, puna në të cilin ka nisur që në muajin dhjetor, përveç asfaltimit pritet të njoh edhe rikonstruksion të trotuareve, ndriçim modern, rikonstruksionin e fasadave, e gjithçka duhet për ta modernizuar e rikthyer në shërbim të plotë të komunitetit. 

Gjatë punimeve në këtë rrugë të rëndësishme për qytetin si zakonisht ndodhej dhe kryetari bashkisë Fier, Armando Subashi. Në një intervistë dhënë për mediat për këtë investim ai ka thëne se:

“Lagja Kastriot Muço është një nga akset kryesore te qytetit, i cili ishte i vetmi qe nuk ishte instruktuar . Në të gjitha akset e tjera të qytetit kemi bërë një rikonstruksion të plotë e të gjithave rrugëve me të gjitha parametrat, duke filluar nga rrugët, trotuarët, ndriçimi, gjelbërimi, fasadat dhe projektin e kësaj rruge e kemi  miratuar  para një vit e gjysmë apo dy vjetësh ne Këshillin Bashkiak  për shkak të faktit që të gjithë këtë projekt jemi duke investuar vete me buxhetin e bashkisë, e kemi ndarë në dy faza. Vjet kemi mbyllur  pjesën e ndriçimit  publik dhe gjelbërimin’- tha Subashi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?