Kryebashkiaku Sarandës Adrian Gurma

Zgjedhjet vendore, socialistët ‘përplasen’ me Blendi Klosin për kandidaturën e Sarandës! Anëtarët e Asamblesë mbështesin rikandidimin e Adrian Gurmës

15 Mars 2023, 14:17| Përditesimi: 15 Mars 2023, 14:43

  • Share

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar në Sarandë mbledhja e Asamblesë së PS Dega Sarandë, ku është diskutuar mbi përgatitjet për zgjedhjet e 14 Majit si dhe për kandidaturat e mundshme të kësaj partie për Bashkinë e Sarandës. Nga burime brenda PS, takimi është shoqëruar jo vetëm në seancë, por edhe në ambientet e jashtme me diskutime të ashpra, debate dhe tension mes anëtareve të Asamblesë dhe deputetëve lidhur me kandidaturat e mundshme.

Nga burime mësohet se pjesa dërrmuese e anëtarëve të Asamblesë, në mbi 90% të saj ka dalë në mbështetje të kandidaturës së kryetarit aktual të bashkisë Adrian Gurma, përkundër qëndrimit të të deleguarit Blendi Klosi, i cili mbështet kandidaturën e Oltion Çaçit.

Ndërkohë që në takim janë propozuar edhe emrat e Gjergji Merkurit, Oltion Cacit dhe Dhonat Kotes si kandidatura të mundshme. Kryesia e PS do të marrë në shqyrtim kandidaturat e propozuara dhe pritet të shpallë në datë 25 Mars emrin e kandidatit që do të garojë nga socialistet për Bashkinë e Sarandës në zgjedhjet e 14 majit. Mbetet për të parë se si do të vijojnë zhvillimet brenda socialisteve të Sarandës, në ditët që vijnë, ndërkohë që situata është e trazuar.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilirian Beqja: 16/03/2023 09:25

    Po ik o Adi se boll e ke rrjepur Bashkine e Sarandes ke vjedh nga te 4 anet. Po nuk u fry me sa duket do dhe nje 4-she tjeter me kto lajmet e paguara te saranda webit

    Përgjigju
  • redi: 15/03/2023 19:47

    PS te heqe dire nga emerimet nga kryetari .Asambleja me 90%pro Gumes eshte pergjigja me e mire per zgjedhjet

    Përgjigju
  • Lira: 15/03/2023 19:37

    Klosi nuk duhet te beje gabimet e Damianit ne Vlore we per çdo gje degjonte Vilma Bellon dhe krijoi pakenaqesi tek socialistet e Vlores

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?