Zgjedhjet vendore, për 30 minuta pritet të dalë rezultati për fituesit në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë

14 Maj 2023, 19:00| Përditesimi: 14 Maj 2023, 19:18

  • Share

1684084653_votimielekronik.jpg

Për 30 minuta pritet të dalë rezultati i votimit në tre bashkitë ku është zhvilluar votimi elektronik, Elbasan, Kamëz dhe Vorë.

Vetë kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka sqaruar më parë që rezultati në këto 3 bashki do të dalë vetëm gjysmë ore pas përfundimit të votimit.

Në Elbasan, beteja është mes Gledian Llatjas (PS) dhe Luçiano Boçit (Bashkë-Fitojmë). Në Kamëz beteja është mes Rakip Sulit (PS), Arjan Hoxhës (Bashkë-Fitojmë) dhe  Bilbil Bajraktari (PD).

Në Vorë, fitues mund të jetë Blerim Shera (PS) ose Indrit Hoxha(Bashkë-Fitojmë) .


Lajmi kryesor:

U votua elektronikisht, PS fiton të 3 bashkitë! Llatja në Elbasan 55%, Suli mbi 60% në Kamzë, në Vorë Shera merr 75%! Shumicë absolute edhe në këshilla


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?