Zgjedhjet vendore, Neza: Alibeaj do nxjerrë kandidatë të sponsorizuar nga Rama! Indrit Vokshi: S’ka pazar, do kemi kandidatura në 61 bashki

6 Janar 2023, 22:46| Përditesimi: 7 Janar 2023, 06:45

  • Share

TIRANË- Grupi i Sali Berishës ka zgjedhur kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit, por nga ana tjetër grupi i Enkelejd Alibeajt nuk i ka zyrtarizuar ende. Shanset për të dalë me një kandidat të përbashkët janë të vogla, por analisti Sami Neza thotë në Report Tv se opozita po del e bashkuar në këto zgjedhje.

I ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu, Neza thotë se grupi i Alibeajt nuk do të nxjerrë dot kandidatë në të gjitha bashkitë, por edhe ato pak kandidatura që ka zyrtarizuar janë të sponsorizuar nga kryeministri Edi Rama.

“Ka një PD, mund të këtë ndonjë kandidat alternativ i sponsorizuar nga Rama. Ai ka projektuar 6 ose 9 kandidat në bashki, në bashkitë kryesore s’do ketë. E gjithë opozita do dalë me një kandidat”, tha Neza.

Këto akuza i hedh poshtë anëtari i Kryesisë, Indrit Vokshi i cili thotë se nuk ka asnjë pazar me qeverinë, duke e konsideruar Ramën si shkatërruesin e opozitës. Sipas tij, grupi i Alibeajt do dalë me kandidatë në 61 bashkitë e vendit.

"Rama autori i shkatërrimit të opozitës. Çdo qeveri autoritare e ka plan pune, projekt strategjik, ka pikë kryesor shkatërrimin e opozitës, kjo arrihet përmes kapjes së mediave, blerjes së votës, kapjen e pushteteve, përdorimin e bandave. Tërmeti i Ramës është tërmet kundër shqiptarëve.

PD zyrtare që ka 32 vite që jeton dhe bën politikë, do ketë kandidat në 61 bashki. Ajo që thotë Neza nuk është e vërtetë. Do ketë kandidat për kryetar bashkie dhe këshilla bashkiak. S’do ketë pazar me asnjë vend, se do Berisha të dal partizan në mal me Metën është zgjidhja e tij”, tha Vokshi.

Analisti Plator Nesturi thotë se opozita nuk ofron asnjë alternativë të re për qytetarët. Nesturi u shpreh se gjithë opozita në tërësi nuk po punon për një platformë dhe nuk kanë asgjë për t’iu ofruar shqiptarë, duke favorizuar kështu PS në këto zgjedhje.

“Nuk është vetëm PD. Problemi është edhe opozita në përgjithësi, ka humbur opozitarizmi. Opozita për të arritur synimet e saj nuk duhet të bëjë gjë tjetër veçse të përgatitet për pushtet. Nuk shoh se po përgatitet, thjesht evdienton problematika të caktuara, çështja është ca platforme ke , ca jep të re”, u shpreh Nesturi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • rroku: 07/01/2023 11:06

    PD duhet te distancohet nga malokeria nqse. do qe te ekzistoi....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?