Dy kandidatët për këshilltarë në bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi i Partisë Socialiste dhe Gazment Koduzi nga Partia Demokratike, të ftuar në Report Tv, paraqitën vizionet e tyre për kryeqytetin.
Koduzi u shpreh se ato kanë ofruar një program të caktuar për qytetarët, ndërsa theksoi se e djathta në Tiranë përfaqësohet vetëm me një kandidat, që është Roland Bejko.
‘Kemi ndjekur një model duke u ofruar qytetarëve një program të caktuar. Bejko ka një program të publikuar për ‘Frymëmarrje për Tiranën’. Përmbledh të gjitha fushat! Vër syzet dhe lexo shifrat. Cilësia e ajrit është shumë e ulët. Cilësia e ujit të pijshëm është e ulët. Përmendi hekurudhën Tiranë-Durrës, por nuk përmend si mund të përmirësohet trafiku brenda Tiranës. Tirana nuk ka asnjë alternativë të transportit publik përveç autobusëve. PD është e vetmja parti e djathtë që është në garë. I vetmi kandidat i djathtë që është në garë sot në Tiranë është Roland Bejko.’- tha Bejko.
Ndërsa këshilltari për bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi tha në emisionin 'Studio Live' me gazetrain Arbër Hitaj, se ato kërkojnë një mandat tjetër për të çaur para projektet e tyre. Dalipi tha se ato flasin me vepra, ndërsa nga ana tjetër PD nuk ka asnjë model për të ofruar.
M.Q.//ReportTv.al‘E mira është ti heqin syzet dhe të shohin sa ka ndryshuar Tirana. Kemi 77 pika të agroturizmit në Tiranë. Sa i përket shifrave të tjera, një nga gjërat e rëndësishme që ka investuar bashkia e Tiranës ka qenë vizioni për arsimin dhe të rinjtë. Sapo mori detyrën, Veliaj bashkë me sipërmarrjen bëri rikonstruksionin e çerdheve dhe kopshteve në Tiranë. Nëse furçat e tjera politike kanë një model le të na e demonstrojnë, nëse modeli i tyre është Shkodra le të na e tregojnë, ku janë plehrat kudo. Modelet, shifrat apo faktet duhet të jenë edhe krahasuese. Ekonomia është rritur me 50% punësimi është rritur me 40%. Ka disa reformat ë rëndësishme. Kërkojmë një mandat tjetër për të vazhduar vizionin e Partisë Socialiste.’- tha Dalipi.