Astrit Patozi

Zgjedhjet vendore, Bindja Demokratike takim me strukturat në Elbasan! Patozi: Do dalim në garë të vetëm

28 Tetor 2022, 20:00| Përditesimi: 28 Tetor 2022, 20:05

  • Share

ELBASAN- Bindja Demokratike ka zhvilluar këtë pasdite në Elbasan takimin me forumin më të lartë kombëtar të saj. Koordinatorët e qarqeve morën pjesë në këtë takim ku u diskutuan disa nga çështjet e aktualitetit të kësaj force politike por gjithashtu zhvillimet për primaret.

Astrit Patozi ne deklaratën për mediet u shpreh se ne zgjedhjet vendore Bindja Demokratike do te garojë e vetme. Edhe pse qarteson se Bindja do të jete forcë opozitare.

Për koordinatorin e Bindjes Demokratike për Elbasanin, Erion Murataj ka ardhur koha që në politikë të drejtojnë të rinjtë.

Edhe pse nuk janë zyrtarizuar ende emrat e kandidatëve, gara në Elbasan pritet të jetë e fortë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Timi: 28/10/2022 22:17

    Shume mire qe garoni vetem me njerez te rij dhe te pa kompromentuar paci sukses

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?