Foto ilustruese nga mbledhjet e KQZ

Zgjedhjet/ Topalli, Murrizi dhe Patozi të parët që i kërkojnë KQZ regjistrimin si subjekte politike! Mbledhja nesër

4 Shkurt 2021, 22:33| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 22:36

  • Share

Jozefina Topalli me partinë Lëvizja për Ndryshim, Myslim Murrizi me Partinë Lëvizja Demokratike Shqiptare dhe Astrit Patozi me partinë Bindja Demokratike kërkojnë regjistrimin si subjekte politike për në zgjedhjet e 25 prillit.

Kësisoj Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë mbledhje ditën e nesërme në orën 11:00,

Kujtojmë se afati për regjistrimin e partive politike në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje është deri më datë 14 shkurt. Deri në 24 shkurt duhet të regjistrohen koalicionet dhe deri në datën 6 mars partitë duhet të çojnë në KQZ listën me emrat e kandidatëve për deputetë.

Në mbledhjen e ditës së nesërme do të shqyrtohen kërkesat dhe të disa subjekteve të tjera që kërkojnë të regjistrohen.

Njoftimi i plotë:

Ditën e Premte, datë 5.02.2021, në orën 11:00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon mbledhje publike me këtë rend dite:
1. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Lëvizja për Ndryshim për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
2. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
3. “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë Ora e Shqipërisë për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
4. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Aleanca Demokratike Shqiptare për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
5. “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë Bindja Demokratike për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
6. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Lëvizja e Legalitetit për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
7. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
8. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Balli Komëtar për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
9. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Emigracioni Shqiptar për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
10. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Reformave Demokratike e Shqipërisë për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021.
11. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e Komitetit Nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Pal Shkambi si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Shkodër, në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
12. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e Komitetit Nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Plarent Aleksi si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Berat, në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
13. “Për caktimin e disa Qendrave të Votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të dates 25 prill 2021”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?