Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Trump publikon videon: Biden i lidhur në pjesën e pasme të një kamionçine

30 Mars, 21:42| Përditesimi: 30 Mars, 21:53

  • Share

Fushata për zgjedhjet presidenciale në SHBA po intensifikohet dhe bëhet më kreative dita ditës.

Ish presidenti amerikan Donad Trump ka publikuar një video në të cilën shfaqej një imazh i presidentit Joe Biden, i lidhur nga duart dhe këmbët, në pjesën e pasme të një kamionçine.

Video e cila është filmuar në Long Island tregonte dy kamionçina me flamuj dhe postera që shprehnin mbështetjen për Trump. Imazhi i Biden ishte në pjesën e pasme të kamionçinës së dytë.

“Fotoja ishte në pjesën e pasme të një kamionçine që udhëtonte në autostradë. Demokratët dhe ndjekësit e tyre të çmendur, jo vetëm që kanë bërë thirrje për dhunë të neveritshme kundër presidentit Trump dhe familjes së tij, por janë duke ‘armatosur’ sistemin e drejtësisë kundër tij”, tha në një deklaratë zëdhënësi i fushatës së Trump, Steven Cheung.

Por ashpër reagoi zëdhënësi i fushatës së Biden për CNN, Michael Tyler. “Ky imazh nga Donald Trump janë budallallëqet që poston kur po bën thirrje për gjakderdhje. Trump po nxit rregullisht dhunë politike dhe ka ardhur koha që njerëzit ta marrin seriozisht. Mjafton të pyesni oficerët e policisë së Kapitol, që u sulmuan teksa mbronin demokracinë tonë më 6 Janar”.

Videoja në fjalë shënon një tjetër rast ku Trump përdor imazhe të errëta e të dhunshme në mesazhet e tij të fushatës në garën për Shtëpinë e Bardhë.

 

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?