Bota
Bota

Zgjedhjet presidenciale në Francë, Exit Poll-et nxjerrin Macron në epërsi krahasuar me Marie Le Pen! Fituesi shpallet në raundin e dytë

10 Prill 2022, 20:14| Përditesimi: 11 Prill 2022, 10:58

  • Share

Në orën 20 u mbyllen kutitë e votimit në Francë ku rreth 48 milionë francezë u janë drejtuar sot kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e vendit.

Në garë për postin e kreut të shtetit janë 12 kandidatë përfshirë dhe presidentin aktual Emanuel Macron i cili kërkon një mandat të dytë. Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë mbi 65% vetëm 4 pikë më pak se në zgjedhjet e 2017.

Rezultatet e para të Exit Poll-eve vetëm pak minuta pas mbylljes së kutive të votimit nxjerrin fitues presidentin aktual Emanuel Macron me 28.1% të votave e pas tij Mari Le Pen me 23.3% të votave.

Po ky është vetëm raundi i parë dhe sipas analistëve fituesi pritet të dalë në raundin e dytë që do të mbahet pas dy javësh.

Pse janë të rëndësishme këto zgjedhje?

Dy kandidatët kryesorë Macron dhe Le Pen kanë pikëpamje shumë të ndryshme sa i përket politikës së jashtme dhe qasjes ndaj Rusisë, por edhe Bashkimit Evropian. Po ashtu ata kanë edhe pikëpamje të ndryshme lidhur me financat publike apo për investitorët e huaj.

Një fitore e Macronit do të thoshte një vazhdimësi për Francën, ndërkaq një fitore e Le Pen do të nënkuptonte ndryshime të mëdha.

Tani që Britania është larguar nga BE-ja, Franca është fuqia kryesore ushtarake e bllokut. Po ashtu, është ekonomia e dytë më e madhe, dhe largimi nga politika e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, i ka dhënë Macronit një rol më të rëndësishëm në Evropë. Një fitore e Le Pen do ta përplaste Francën me partnerët e BE-së.

Shqetësimet kryesore për votuesit, sipas sondazheve, janë rritja e madhe e çmimeve të energjisë dhe rritja e inflacionit. Sondazhet po ashtu tregojnë se votuesit janë të pakënaqur me politikat ekonomike të Macronit, edhe pse niveli i papunësisë është më i ulëti ndër vite. Po ashtu, mënyra sesi Macron ka menaxhuar pandeminë e koronavirusit, pritet të luajë rol në këto zgjedhje, pavarësisht se kufizimet kundër COVID-19 pothuajse janë hequr të gjitha.

Çfarë shanse ka për fitore?

Macron konsiderohet favorit për të fituar, por sondazhet sugjerojnë se rivalja e tij, Marine Le Pen, ka ngushtuar epërsinë dhe të dy mund të kenë një përballje të fortë në balotazhin e 24 prillit. Fillimisht, Macron doli shumë mirë në sondazhe, për shkak të përpjekjeve të tij diplomatike për luftën e Rusisë në Ukrainë, por votuesit tani janë më të shqetësuar për shkak të rritjes së faturave.

Ora 21:50
Zgjedhjet presidenciale në Francë, Le Pen: Balotazhi, zgjedhje e qytetërimit

Udhëheqësi aktual i Francës Emmanuel Macron dhe sfiduesja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen sipas raundit te pare do te  shkojnë në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit. Macron mori 28.1-29.5% të votave në raundin e parë ndërsa Le Pen fitoi 23.3-24.4%, sipas Exit Poll-eve.

Pas raundit të parë Le Pen tha se dëshironte të bashkonte të gjithë francezët.

“Balotazhi do të jetë një zgjedhje e qytetërimit”, tha ajo, duke shtuar se platforma e saj do të mbronte të dobëtit dhe do ta bënte Francën të pavarur.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?