Zgjedhjet, Petrit Vasili: Studimi i BE,
mësim i hidhur për ndërkombëtarët

27 Nëntor 2017, 19:24| Përditesimi:

  • Share
Pasditen e sotme Basha deklaroi se një studim i BE tregon se 20% te votave në Shqipëri u blenë. Pak orë më pas deklaratës së tij ka reaguar Petrit Vasili, i cili ka është në të njëjtën linjë me Bashën duke akuzuar Ramën se shkatërroi zgjedhjet.

Vasili në statusin e tij në Facebook kritikon ashpër edhe ndërkombëtarët. “Studimi i BE për shitblerjen e votës në Shqipëri është një mësim i hidhur edhe për ata ndërkombëtare, që u ekzaltuan dhe vlerësuan si pozitive zgjedhjet e turpshme të 25 qershorit” tha ai.

Statusi i Vasilit
Studimi i BE: 20% te votave u blene. Çfare turpi per Kryeministrin; por edhe mesim i hidhur per nderkombetaret ne Tirane qe i vleresuan. Blerja e votave i shkaterroi zgjedhjet ne 25 qershor.

Studimi i BE qe provon se te pakten 20% e votave u blene.

Kjo eshte nje damke e zeze turpi per kryeministrin dhe per deklaratat e pacipa te tij se zgjedhjet ishin normale. Ky kryeminister eshte as me shume dhe as me pak se sa nje bleres ordiner votash dhe rrenues i demokracise dhe imazhit te vendit.

Cdo ore e tij ne pushtet eshte ore e fituar per pushtetin trafikanteve dhe krimineleve qe i paguan votat e kryeministrit. Studimi i BE per shitblerjen e votes ne Shqiperi eshte nje mesim i hidhur edhe per ata nderkombetare,qe u ekzaltuan dhe vleresuan si pozitive zgjedhjet e turpshme te 25 qershorit.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?