Selia e Partisë Demokratike

Zgjedhjet për kryetarin e PD, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit: Kandidatëve i kemi siguruar ambiente pune brenda selisë blu

11 Maj 2022, 15:02| Përditesimi: 11 Maj 2022, 15:04

  • Share

Në mbledhjet e zhvilluara me 10 dhe 11 maj, u diskutua për Rregulloren e Brendshme mbi Modalitetet e Procesit Zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike.

Për herë të parë janë akomoduar të gjitha kërkesat e ardhura në Komision nga Kandidatët të cilëve ju është siguruar:

- ambient pune brenda selisë së Partisë Demokratike, si dhe në selitë e degëve nëse do e kenë të nevojshme;

- infrastruktura e nevojshme zgjedhore;

- akses në listën dixhitale të data base të anëtarësisë së Partisë Demokratike, (pasi të dy kandidatët kanë firmosur deklaratën që zotohen për mbrojtjen e të dhënave personale të anëtarësisë);

- akses në listën e kontakteve kryetarëve të të gjitha degëve të Partisë Demorkatike.

Deri tani, vetëm Sali Berisha ka paraqitur pranë Komisionit një kalendar takimesh për ditët në vijim.  Komisioni kërkoi edhe një herë nga të dy përfaqësuesit të kandidatëve të paraqesin sa më parë një kalendar të plotë takimesh në mënyrë që të bëhen rakordimet dhe njoftimet e duhura në degët përkatëse.  

Për kërkesën e Ibsen Elezit për anulimin e 22 Majit, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve, Berisha Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit sqaron se data e zgjedhjeve për Kryetar të PD është miratuar me Vendim Nr. 2 të Kuvendit Kombëtar të PD datë 30 prill 2022. Kuvendi Kombëtar është organi më i larrtë vendimmarrës në PD.

Ndër të tjera, Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD që do të finalizohet në votimin më 22 maj 2022.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?