Zgjedhjet për kryetar të PD-së, Agalliu në Report Tv: SHBA na e bëri të qartë, jepni shenja ndryshimi ose ndryshe do hani bar! Shqiptarët se duan dyshen Berisha-Meta

4 Korrik 2023, 14:04| Përditesimi: 4 Korrik 2023, 14:34

  • Share

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu, i ftuar në Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ ka folur në lidhje me ecurinë e procesit të zgjedhjes së kryetarit të PD-së. Agalliu u shpreh se gjithkush ishte i lirë që të kandidonte për kryetar i PD-së, ndërsa shtoi se vetë SHBA i kishte paralajmëruar demokratët që të hapin shenja ndryshimi ose ndryshe do të hanin bar.

‘Çdo kush kishte mundësinë që të kandidonte. Të gjithëve ne nuk na pengoi askush 1 vit e gjysmë për ta tërhequr partinë. Ne zgjodhëm një rrugë të mesme. Nuk di që në atë grupim të madh të deputetëve që zgjodhën të jenë krah SHBA-së. Ambasadorja e SHBA-së, pra vetë SHBA i ka paralajmëruar demokratët, jepni shenja ndryshimi ndryshe do të hani bar. Ishte shumë e rëndë e thënë në oborrin ë një partie! PD rrezikonte edhe ekzistencën e saj! Më 29 korrik ka zgjedhje. Ka një pritshmëri pasi përballet një individ si Basha dhe një individ si Hani, kuotat më të larta e i ka Gjergj Hani.’- tha Arbi Agalliu.

Sipas Agalliut zgjedhjet vendore të 14 majit treguan se shqiptarët nuk e duan dyshen Berisha-Meta. Agalliu shtoi se Basha e bëri një hap pas e se nuk ishte aktiv në Partinë demokratike.

‘Zgjedhjet treguan se Ilir Meta me Sali Berishën morën 240 mijë vota, ndërsa PD mori110 mijë vota. Shqiptarë nuk mund të themi sot se pas 30 vitesh janë të njëjtët aktorë alternativa e këtij vendi.  Shqiptarët kanë treguar me votën e tyre se nuk e duan. Dyshen klasike Meta-Berisha shqiptarët nuk e duan. Ndaj është koha për të reflektuar. Basha e bëri një hap pas, ishte inekzistent në aktivitetin politik. Basha një vit e gjysmë kurrë në asnjë rast personalisht nuk ka pasur një ndikim. Ajo që dua unë sot në 2023 një zhvillim të pandërprerë krah për krah aleatëve strategjikë. Kjo është simbol është shenjë është mesazh i hapur.’- tha Agalliu.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 04/07/2023 16:42

    Po shqipetaret jane mesuar te hane bare me shekuj,pse cka bene Amerikanet a ndihmuan popullin fshatrave qe akoma nuk e kane ujin e pijshem JO,Ata ndihmuan Saliun ,Meten, Kryemadhin,Bashen, Ramen dhe familjet e tyre dhe miqte e tyre te pasurohen pra qe 32 vjet kane ndihmuar vetem hajdutet kurse populli ngarkohet me borxhe nderkombetare ku edhe buka e dites ju mungon pse nuk shkoj Klintoni ti vizitoj keto fshatra?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?