Kandidatët për kryetar në PD

Politikë

Zgjedhjet për kryetar të PD, Komisioni Zgjedhor vendos renditjen e kandidatëve në fletën e votimit

3 Qershor 2021, 20:31| Përditesimi: 3 Qershor 2021, 20:50

  • Share

Komisioni Zgjedhor në Partinë Demokratike ka vendosur renditjen e kandidatëve në fletën e votimit për zgjedhjet e 13 qershorit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së. Renditjen në fletën e votimit do ta kryesojë Fatbardh Kadilli, e dyta do të renditet Edith Harxhi, Agron Shehaj dhe Lulzim Basha i katërti. Renditja në fletën e votimit u bë me short, në prani të përfaqësuesve të kandidatëve.

Ditën e sotme Komisioni zhvilloi mbledhjen e radhës, edhe me përfaqësuesit e secilit kandidat. Ndërkohë fleta e votimit do të miratohet nga Komisioni Zgjedhor jo më vonë se 7 ditë para datës së zgjedhjeve. Kryetari i Komisionit të Votimit dhe Numërimit në çdo qendër votimi që do të ngrihet nënshkruan dhe vulos çdo Fletë Votimi.

Kryesia e degës përcjell përbërjen e Komisionit, së bashku me të dhënat e kontaktit të secilit anëtar në Komisionin Zgjedhor, brenda datës 03.06.2021. Brenda kësaj date kandidatët për kryetar përcjellin në Komisionin Zgjedhor emrat, së bashku me të dhënat e kontaktit, të anëtarëve vëzhgues në Komisionet e Votimit dhe Numërimit.

Ambientet ku do të kryhet votimi miratohen nga Komisioni Zgjedhor me propozim të kryesive të degëve jo më vonë se data 07.06.2021.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?