Politikë

Zgjedhjet për kryetar të PD, Komisioni Zgjedhor miraton udhëzimin, vota e pavlefshme nëse ka shënime e shenja

10 Qershor 2021, 14:10| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 14:49

  • Share

Jo të gjitha votat që do të hidhen në kutinë e votimit në të 76 degët e PD për të zgjedhur kreun e ri të demokratëve do të shkojë për njërin prej kandidatëve në garë.

Komisioni Zgjedhor, ka miratuar udhëzimin që përcakton se cilat do të jenë votat që do të konsiderohen të vlefshme dhe ato të pavlefshme.

Sipas udhëzimit, të vlefshme do të konsiderohen vetëm ato fletë votimi në të cilat është votuar qartësisht vetëm njëri prej kandidatëve. Në rast se demokratët do të duan të zgjedhin 2 prej kandidatëve në garë, vota nuk do të shkojë për asnjërin prej tyre, por do të shpallet e pavlefshme.

Nul do të jenë edhe fletët e votimit në të cilat:

-Janë bërë shënime ose shenja

-Nuk është votuar për asnjërin kandidat

-Nuk është e  qartë për kë kandidat është votuar

-Është votuar për një person që nuk është në fletën e votimit

Vlerësimi i fletëve të votimit do të bëhet nga anëtarët e komisionit zgjedhor, ose mund të kontestohen nga vëzhguesit e secilit prej kandidatëve. Në fletët e votimit kandidatët janë të renditur Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi, Agron Shehaj dhe i fundit kryetari në detyrë Lulzim Basha. Të dielën demokratët do të votojnë njërin prej të katërve të drejtuar partinë më të madhe opozitare në vend, nga ora 8:00 deri në orën 19:00, ndërsa procesi i numërimit do të bëhet në qendrat e votimit dhe jo në selinë blu, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, tw cilat u fituan nga Lulzim Basha me 91.3% të votave.

Udhëzimi për vlefshmërinë e votave, miratuar nga PD

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?