Fatos Malaj dhe Antilian Koxha

Zgjedhjet parlamentare në Greqi, 2 shqiptarë në garë për mandatin e deputetit (Emrat)

27 Prill 2023, 12:47| Përditesimi: 27 Prill 2023, 12:53

  • Share

Në Greqi do të mbahen zgjedhjet parlamentare më 21 maj. Dy shqiptarë janë pjesë e garës për të fituar një karrige në Kuvendin e Greqisë.

Bëhet fjalë për Fatos Malajn dhe Antilian Koxhën. Malaj garon nën siglën e PASOK, ndërsa Antilian Koxha futet në zgjedhjet kombëtare greke me logon e SYRIZA, PS.

Antilian Koxha është diplomuar në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit të Kretë. Po ashtu shqiptari është president i Rrjetit të Rinisë me Origjine Emigrante “Horizontes”.

Ndërsa Fatos Malaj ka studiuar në Universitetin Harokopion dhe është i specializuar në fushat e kërkimit mbi emigracionin dhe çështjet ndërkulturore.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?