Zgjedhjet në Universitete/ Rektori Mynyr Koni kallëzon Majlinda Ketën dhe anëtarët  e KIZ për shpërdorim detyre

13 Maj 2020, 11:43| Përditesimi: 13 Maj 2020, 11:44

  • Share

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës 5 persona për shpërdorim detyre në lidhje me procesin zgjedhor në Universitete. Mes të kallëzuarve janë Majlinda Keta dhe anëtarët e tjetër të KIZ , Bernard Dosti, Oriona Muçollari, Ardian Doka, Eglantina Gishtisi.

Në kallëzimin e rektorit Koni ata akuzohen për  “shpërdorim të detyrës” dhe “kryerje funksioni pas dhënies fund të tij” .

Sipas Konit , 5 të kallëzuarit  janë mbledhur dhe kanë filluar veprimet për procesin zgjedhor në kundërshtim me urdhëresat dhe aktet ligjore në fuqi gjatë pandemisë, si dhe në kundërshtim me urdhrat dhe porositë e rektorit.  

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?