Zgjedhjet në Universitete, ministria e Arsimit shpall datën

13 Mars, 15:35| Përditesimi: 13 Mars, 15:36

  • Share

Më 21 qershor do të mbahen zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe organet drejtuese në universitetet publike. Data është caktuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit

“Bazuar në dispozitat e ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, i cili parashikon zhvillimin periodik të zgjedhjeve çdo katër vite, Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton se është shpallur data e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe organet drejtuese në universitetet publike. Data e zhvillimit të zgjedhjeve do të jetë 21 Qershor 2024”, njofton ministria.

Zgjedhjet do të mbahen njëkohësisht në të gjitha universitetet publike në vend.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?