Zgjedhjet në universitet, PD kërkon
nga Ministria e Arsimit t'i shtyjë

19 Prill 2016, 10:42| Përditesimi:

  • Share
TIRANË- Një ditë para zgjedhjeve në universitete, demokratët kanë kërkuar thirrjen urgjente të Ministres së Arsimit për të raportuar mbi kërcënimin e kandidatit për Rektor Mynyr Koni.

Sipas tyre nën trysninë e krimit, këto zgjedhje janë jo legjitime dhe ministrja duhet të përgjigjet para parlamentit nëse e sheh të arsyeshme mbajtjen e tyre ose jo.
 
Debati u bë në mbledhjen e komisionit parlamentar të medias dhe informimit publik ku maxhoranca duke kujtuar heshtjen zgjedhore, kërkoi që opozita të mos përfshihej në këtë çështje.
 
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve, pasi sipas tij, këto zgjedhje kanë rënë dhe ministria e Arsimit duhet të gjejë zgjidhjen. 

Ndërsa ish-ministri Myqerem Tafaj është shprehur se studentët dhe pedagogët ndihen të pasigurt për të votuar.

Boçi ka shtuar më tej se Ministria ka ndërhyrë që në fillim në procesin zgjedhor pasi ishte ajo që hartoi rregulloren.
 
Nga ana tjetër deputeti socialist Alfred Peza, teksa i referohej rastit të kërcënimit të kanidatiti për rektor në UT, Mynyr Koni, nga Emiljano Shullazi, që politika të rrijë larg zgjedhjeve.

"Në zgjedhjet e kaluara në universitete vetë qeveria sillej si bandë", tha Peza.
 
Kurse kryetari i Komisionit të Medias Genc Pollo, e quan ndërhyrjen në univeristete si "shullaziko- politike". "Banditë me armë e bomba po i bëjnë presione. Skandal i pa dëgjuar më parë", deklaron Pollo.

Me votë u vendos që ministrja të raportojë pas zgjedhjeve në universitete për atë që opozita gjatë gjithë kohës e quajti presion shullazo-politik tek njerëzit e dijes.

Redaksia online
(U.S/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?