Zgjedhjet presidenciale të SHBA janë një event i cili ka tërhequr vëmendjen e të gjithë opinionit ndërkombëtar. Por momenti i hapjes dhe mbylljeve të qendrave të votimit ndryshon në 50 shtete që shtrihen në nëntë zona të ndryshme kohore.
Qendrat e para të votimit u hapën në Vermont, në orën 5 të mëngjesit.
Shteti i cili që nga viti 1992 është fituar nga demokratët, në 2016 votoi për presidentin Trump, duke ndikuar në ndryshimin e balancave.
Vermont është gjithashtu midis 13 shteteve që do të zgjedhin edhe guvernatorin, ku pretendent është Phil Scott, i konsideruar një republikan i moderuar dhe një zë tejet kritik ndaj Trump.
Në të kundërt, në Hawaii, i cili hap qendrat pak më vonë në orën 12:00.
Këtu është një listë e pjesshme e orëve të planifikuara të hapjes së qëndrave të votimit në disa zona.
06:00 EST: Connecticut, Indiana, Kentucky, Maine, New Jersey, New York, Virginia
07:00 EST: Kolumbia, Florida, Georgia, Illinois, Louisiana, Michigan, Missouri, Pennsylvania, Rhode Island, Karolina e Jugut
09:00 EST: Kolorado, Montana, Nebraska, New Mexico, Utah, Wyoming
10:00 EST: Kalifornia, Idaho, Nevada
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në SHBA, Report Tv transmetim maratonë! Pjesëmarrje e madhe votuesish në disa shtete
//ReportTv.al