Erion Veliaj dhe Nancy Pelosi

Zgjedhjet në SHBA, Veliaj uron Nancy Pelosin dhe drejtuesin e mazhorancës në senat: Urime miqve të mirë të shqiptarëve

14 Nëntor 2022, 10:25| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 10:27

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur Kryetaren e Kongresit amerikan, Nancy Pelosi dhe drejtuesi i mazhorancës në senat, Chuck Schumer për suksesin e arritur në zgjedhjet e fundit të zhvilluara në SHBA.  Veliaj thekson se suksesi i tyre është garanci për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

“Urime të gjithë miqve të mirë të shqiptarëve, që dolën me sukses në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA. Garanci për marrëdhëniet tona unike”, thekson Veliaj.

Pak kohë më parë, Veliaj zhvilloi një vizitë në Uashington ku realizoi një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/11/2022 00:18

    Z.Veliaj,duhet te kishit uruar vetem Ch.Schumer per fitoren ne Senat,ne Dhomen e Perfaqesuesve,numerimi vazhdon akoma dhe duket qe republikanet mund t'a marrin drejtimin aty,jo Nensi,por le te shpresojme dhe aty per ndonje mrekulli!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?