Zgjedhjet në Rusi/ Votuesit hedhin bojë brenda kutive të votimit (VIDEO)

15 Mars, 16:38| Përditesimi: 15 Mars, 16:51

  • Share

1710516942_rusi.jpg

Disa persona janë arrestuar në Rusi pasi hodhën lëngje te ndryshme, duke përfshirë bojë, në disa kuti votimi, një formë proteste kundër zgjedhjeve të konsideruara si mashtrim dhe pa konkurrencë të vërtetë.

Kryetarja e Komisionit Zgjedhor rus, Ella Pamfilova, tha se të gjithë ata që sulmuan qendrat e votimit pranuan se e kishin bërë këtë "për para", pa të vetëdijshëm për pasojat e mundshme të veprimeve të tyre, raporton agjencia e lajmeve “Interfax”.

Pamfilova tregoi se këto lloj incidentesh përfaqësojnë "akte terrorizmi". Më parë, autoritetet kanë njoftuar se të paktën në pesë qendra votimi në Moskë, Voronezh dhe Rostov kanë ndodhur incidente të këtij lloji.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Zgjedhjet në Rusi/ Votuesit hedhin bojë brenda kutive të votimit! Gruaja hedh molotov brenda qendrës zgjedhore


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?