Zgjedhjet në Rrogozhinë, më 10 korrik nis fushata! Miratohen afatet e fleta e votimit

7 Korrik 2023, 14:00| Përditesimi: 7 Korrik 2023, 14:26

  • Share

Më pak se dy javë kohë do të kenë Edison Memolla dhe Shkëlqim Hoxha, të ribindin qytetarët e Rrogozhinës për t’i votuar për kryebashkiakë, i pari për të mbajtur fitoren e 14 majit dhe i dyti për ta përmbysur e për t’u bërë kryebashkiaku i 8 në vend nga radhët e opozitës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që fushata e kandidatëve të nisë më 10 korrik, kohë kur do të nisin edhe takimet me qytetarët.

Sipas afateve të përcaktuara nga KQZ, komisionerët, PS e “Bashkë Fitojmë”, të vetmet që marrin pjesë në përsëritjen e zgjedhjeve do t’i dorëzojnë deri në datën 13 korrik, ndërsa anëtarët e grupeve të numërimeve të votave deri më datë 17 korrik.

“Rezultatet e sondazheve zgjedhore nuk mund të publikohen gjatë 3 ditëve të fundit para datës së zgjedhjeve, përfshirë edhe datën e zgjedhjeve deri në orën e mbylljes së votimit.”, përcakton vendimi i KQZ.

Ndërkohë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi miratoi edhe fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 23 korrikut në Rrogozhinë.

Zgjedhësit në Bashkinë Rrogozhinë u thirrën sërish në votime, pasi Kolegji Zgjedhor në fund të betejës ligjore të kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxhës pranoi argumentimet e tij se procesi zgjedhor pati shkelje, duke shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 14 majit e duke urdhëruar përsëritjen e tyre.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?