Talat Xhaferi

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi: S’ka qeveri pa shqiptarët

12 Dhjetor 2023, 09:21| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 09:23

  • Share

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ka folur për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. Ai është shprehur se me ose pa LSDM apo pa OBRM-PDUKM, nuk do të ketë qeveri pa shqiptarët.

“S’ka qeveri pa shqiptarët. Me LSDM apo me OBRM-PDUKM?! Ajo është çështje e partive politike”, ka thënë ai.

Ndërsa është shprehur i bindur se OBRM-PDUKM-ja do ta pranojë çështjen e kryeministrit shqiptar, pasi kujtoi se në 2013 kjo parti pranoi që Xhaferi të jetë ministër i Mbrojtjes.

Por ai nuk e përjashton mundësinë që qeveria e radhës teknike të jetë pa OBRM-PDUKM-në.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?