Shpëtim Idrizi

Zgjedhjet në Mal të Zi, PDIU: Votoni kandidatët shqiptarë, për Gjukanoviç kujdeset Rama

27 Gusht 2020, 12:17| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 12:21

  • Share

PDIU i bën thirrje shqiptarëve shtetas të Malit të Zi të votojnë masivisht përfaqësuesit e tyre shqiptarë në zgjedhjet e ditës së diel.

Në deklaratën e tyre thuhet se shqiptarët e grupuar në koalicionet “Koha është tani” dhe “Bashkë nji Za”, janë përfaqësuesit e vetëm që mund të kujdesen për komunitetin shqiptar të Malit të Zi.

"Shqiptarët duhet të mësojnë nga historia e vjetër dhe e re dhe të delegojnë përfaqësimin e tyre vetëm tek shqiptarët, të cilët do të luftojnë dhe garantojnë të drejtat e tyre themelore si shtetas të barabartë në Mal të Zi.

Kujdesin për Gjukanoviçin e ka prioritet vetëm kryeministri Rama, i cili del me zë dhe figurë në serbisht dhe harron detyrën kryesore kushtetuese për tu kujdesur për shqiptarët kudo ku ata jetojnë.

PDIU i bën thirrje shqiptarëve të Malsisë të mbështesin vetëm kandidatët e tyre të koalicioneve shqiptare", shkruhet në deklaratën zyrtare.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?