Zgjedhjet në Kukës, Zaloshnja: Bashkimi i Berishës e Metës tregon se pakësojnë votat! Të ndryshojnë emrin e koalicionit në ‘Bashkë Humbasim’

27 Shtator 2023, 13:55| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 14:25

  • Share

Votuesit opozitar nuk mobilizohen që të mbështesin dyshen Berisha-Meta. Kështu deklaroi në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, analisti Eduard Zaloshnja, i cili duke analizuar rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë Kukës, ku ‘Bashkë Fitojmë’ humbi në mënyrë drastike, tha se ky rezultat tregoi se Berisha e Meta pakësojnë vota.

Sipas Zaloshnjës janë 2000 vota më pak se para 4 muajsh për kandidatin opozitar i cili ishte i vetëm dhe nuk kishte kandidat tjetër opozitar. Zaloshnja nënvizoi se ky koalicion tashmë duhet të ndërrojë emrin nga ‘Bashkë Fitojmë’ në ‘Bashkë Humbasim’.

'Bashkimi i Berishës dhe Metës nuk shton vota por siç duket pakëson vota. Kushdo mund të priste që pas skandalit që ndodhi në Kukës votat e BF duhet të shtoheshin dhe të kandidatit të PS-së të pakësoheshin, pro ndodhi e kundërta. Ishte një goditje dyshe edhe poshtë edhe lart. Edhe kandidati i BF-së zbriti edhe kandidati i PS-së u rrit në numër votash. Kukësi është një nga ato pak bashki ku PS në 32 vjet nuk i ishte afruar 50% jo që ta kalonte atë. Kishte një shans të mirë. Ishte një kandidat opozitar dhe presupozohet që të merrte më shumë veta se kandidati para 4 muajsh i cili kishte dhe një konkurrent tjetër opozitar. Kjo shpjegohet me fakti se njerëzit nuk e përkrahën Bashkë Fitojmë dhe nuk u paraqitën. Janë 2000 vota më pak se para 4 muajsh për kandidatin opozitar i cili ishte i vetëm dhe nuk kishte kandidat tjetër opozitar.

Kukësi i vuri vulën që votuesit opozitar nuk mobilizohen prej kësaj dyshja Berisha-Meta pasi mbas çdo votimi që kryhet, kandidatët e tyre marrin dhe më pak vota. Edhe në Rrogozhinë diferenca u thelluar. Në Shkodër nga 6 marsi diferenca u thellua. Në Shkodër kandidati i BF mori 15 mijë vota më pak sesa kishte marrë PD dhe LSI në zgjedhjet  6 marsit. Duket qartë se ka një problem elektorati opozitar për të ndjekur këta dy lidera. Është një firo e jashtëzakonshme. Udhëheqësit e këtij koalicioni duhet tja ndryshojnë emrin nga Bashkë Fitojmë në Bashkë Humbasim. Kukësit përfundimisht i vuri vulën brenda 4 muajsh të thellohet diferenca.’- tha Zaloshnja.

PS fitoi Kukësin me kandidatin, Albert Halilaj me një diferencë të madhe, 5594 vota, kundrejt kandidatit Emri Vata i cili garoi nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”  të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Konkretisht Albert Halilaj mori 13025 vota  ose 63.67% kundrejt Emri Vatës që mori  7431 vota, 36.33%.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?