Zgjedhjet në Kukës, PS dhe BF kërkojnë regjistrimin e kandidatëve! Në garë Albert Halilaj dhe Emri Vata! PD e Bashës s’merr pjesë

9 Shtator 2023, 18:31| Përditesimi: 9 Shtator 2023, 18:42

  • Share

Albert Halilaj i Partisë Socialiste dhe Emri Vata i "Bashke Fitojmë" janë në gare për Bashkinë e Kukësit.  Pranë KZAZ Kukes dorëzuan dokumentacionin e plote për kandidatet, Partia Socialiste dhe Koalicioni "Bashke Fitojme". KZAZ ka afat deri më 11 shtator për verifikimin e dokumentacionit, kohë kur nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme lokale.

“Janë dorëzuar në KZAZ nr.11 dokumentet për dy kandidatët. Gjatë 24 orëve do verifikojmë dokumentet dhe më pas regjistrimin e kandidatëve pranë KQZ-së”, tha Sahit Doci kryetar i KZAZ

Pas këtij procesi do te nise edhe trajnimi për komisionarët e 79 Qendrave te Votimit dhe Grupet e Numërimit te Votave

“Trajnimet për komisionarët nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëhen javën e ardhshme”, tha më tej Doci.

Edhe pse u regjistrua si subjekt zgjedhor Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha nuk paraqiti asnjë kandidat.  PD zyrtare ka deklaruar se shkak për mospjesëmarrjen në zgjedhje është koha e pamjaftueshme dhe konflikti i ndezur mes demokratëve.

Kukësi do të shkojë në zgjedhje më 24 shtator, pas video-skandalit seksual të ish-kryebashkiakut Safet Gjici. Prej 3 muajsh ai është në paraburgim dhe akuzohet nga SPAK për “korrupsion pasiv”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?