Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Regjistrimi për zgjedhjet në Kukës, PD dhe “Foltorja” përplasen sërish nesër në KQZ

3 Shtator 2023, 21:46| Përditesimi: 3 Shtator 2023, 23:00

  • Share

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nis nesër shqyrtimet e kërkesave të subjekteve zgjedhore për regjistrimin e tyre në garën për bashkinë e Kukësit që do të zhvillohet në 24 shtator. Përmes një njoftimi për shtyp KQZ njofton zhvillimin e seancës publike këtë të hënë, por ajo bie në sy është “përplasja” mes dy PD-ve, pasi Berisha ka vendosur të bëjë edhe një përpjekje të fundit për t’u regjistruar në zgjedhje si Partia Demokratike. Ndërkohë nga ana tjetër përballë tij është edhe kërkesa e Lulzim Bashës po me logon zyrtare të PD-së.

Rendi i ditës në seancën publike që zhvillohet nesër në KQZ

1.       “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë Demokratike të Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023”. (Lulzim Basha)

2.       “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023”. (Sali Berisha)

3.       “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023”.

4.       “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë së Lirisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023”.

5.       Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023”.

Për këto zgjedhje forcat politike kanë pasur afat deri me datë 1 shtator për t'u regjistruar në KQZ si subjekte zgjedhore, ndërsa kandidatët jo më vonë se data 8 shtator.  Tashmë siç dihet opozita do të shkojë e përçarë edhe në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kukësit, duke e ndarë votën mes dy kandidatëve. Emri Vata do të jetë kandidati i PD-së së Rithemelimit, kurse PD-ja zyrtare ende nuk e ka zyrtarizuar por përflitet se do të jetë Arif Rexhmati. I përzgjedhuri i Partisë Socialiste si kandidat zyrtar për kryebashkiak të Kukësit, do të jetë prefekti i qarkut të Kukësit, Albert Halilaj. Zgjedhjet e pjesshme do të mbahen pasi Safet Gjici dha dorëheqjen për shkak të video-skandalit seksual, të filmuar në zyrën e tij.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?