Zgjedhjet në Kukës, KQZ teston pajisjet për identifikimin elektronik! rreth 46 mijë qytetarë me të drejtë vote

19 Shtator 2023, 12:16| Përditesimi: 19 Shtator 2023, 13:19

  • Share

Pesë ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të pjesshme në bashkinë e Kukësit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, zhvilloi testimin e pajisjes që do të bëjë identifikimin biometrik të votuesve.

Pajisja, që shmang votimin e dyfishtë dhe votimin në qendrën e gabuar, do të shpërndahet ditën e votimit në të 73 qendrat, sikurse ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara.

Janë në total 45828 qytetarë me të drejtë vote, që të dielën i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e Kukësit. Ata do të kenë vetëm një fletë votimi, ku do të jenë të renditur dy kandidatët e vetëm në garë. Numrin 1 e mban Albert Halilaj i socialistëve, ndërsa numrin 2 Emri Vata i koalicionit “Bashkë fitojmë”.

Zgjedhjet në Kukës zhvillohen pas skandalit që përfshiu ish kryebashkiakun Safet Gjici, vetëm disa javë pasi fitoi zgjedhjet e 14 majit. Aktualisht Gjici ndodhet në burg.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?