Zgjedhjet në Kukës/ KQZ i jep mandatin si kryebashkiak Albert Halilajt

4 Tetor 2023, 12:45| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 14:26

  • Share

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin Albert Halilajt si kryebashkiak i Kukësit për zgjedhjet që u mbajtën më 24 shtator.

Albert Halilaj i Partisë Socialiste fitoi me 13025 vota përkundrejt 7431 të Emri Vatës të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Zgjedhjet e pjesshme vendore në Kukës u mbajtën pas shkarkimit të Safet Gjicit për shkak të skandalit seksual me Alma K.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?