Komisionerët për Kukësin/ Basha ‘mund’ Berishën në Kolegj! PD do të ketë 2 komisionerë në KZAZ, Partia e Lirisë vetëm 1

15 Shtator 2023, 10:16| Përditesimi: 15 Shtator 2023, 15:47

  • Share

Pavarësisht se nuk ka kandidat në zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit në Kukës, Lulzim Basha do te ketë numrin më të madh të anëtarëve të KZAZ-së në radhët e opozitës.

Pas një betejë të gjatë ankimore, kreu i PD arriti të rimarrë pozicionin e partisë së parë opozitare, në Kolegjin Zgjedhor, duke rrëzuar kështu Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që kishte vendosur koalicionin Meta-Berisha forcë të parë.

Tashmë, Komisionerët në KZAZ-së e Kukësit për zgjedhjet e 24 shtatorit do të jenë të ndarë 4 Partia Socialiste, 2 PD dhe 1 koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i Metës dhe Berishës.

Zgjedhjet në Kukës mbahen pas skandalit seksual që përfshiu kryebashkiakun Safet Gjici, pak javë pasi kishte fituar zgjedhjet e 14 majit.

Partia Socialiste synon të mbajë bashkinë me Albert Halilajn, një figurë e re por që gëzon mbështetje në zonë, ndërsa demokratët nuk arritët një konsensus për një figurë të përbashkët, dukë bërë që Berisha të strehohej sërish nën logon e Ilir Metës me kandidatin Emri Vata, ndërsa Basha nuk hyri në zgjedhje me argumentin se nuk do të përçajë votën e demokratëve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?