Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Celibashi

Zgjedhjet në Kukës/ KAS rrëzon ankimin e PD

22 Gusht 2023, 15:01| Përditesimi: 28 Gusht 2023, 23:37

  • Share

KAS ka rrëzuar ankimin e Partisë Demokratike duke lënë në fuqi  vendimin e KQZ-së për anëtarët e KZAZ-së për zgjedhjet në Kukës. KAS ka rrëzuar ankimin e Partisë Demokratike duke lënë në fuqi ndarjen e KQZ-së për anëtarët e KZAZ-së për zgjedhjet në Kukës. KAS ka rrëzuar grupimin e Bashës i cili do të ketë 1 anëtar në KZAZ-së, Partia e Lirisë si partia më e madhe opozitare do të ketë 2 ndërsa Partia Socialiste 3 anëtarë.

Zgjedhjet për kryetar Bashkie në Kukës do të mbahen më 24 shtator, pas shkarkimit të Safet Gjicit i cili u përfshi në një videoskandal. Gjici është i arrestuar nën akuzën korrupsion pasiv.

PD nuk bie dakord që Partia e Lirisë të konsiderohet si partia më e madhe opozitare pasi sipas tyre konfuzon demokratët

Teksa ndodhemi në prag të nisjes së fushatës për Kukësin, Sali Berisha dhe Ilir Meta duket se kanë zbehur koalicionin e tyre të 14 majit Bashkë Fitojmë. Meta nuk ka shprehur interes për të pasur kandidat, ndërsa Rithemelimi nuk ka qartësuar asnjë kandidat. Më herët u mësua se Lulzim Basha ka shprehur mbështetjen për kreun e degës së Kukësit Arif Rexhmati, por vetë dega e Kukësit është në kërkim të një kandidati të unifikuar. Pas thyerjes së besimit nga Safet Gjici, Partia Socialiste kërkon nga kuksianët ti besojnë votën Albert Halilajt.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?