Zgjedhjet në Kukës, asambleja e PS-së miraton kanidaturën e Albert Halilajt për kryetar bashkie

24 Gusht 2023, 17:48| Përditesimi: 24 Gusht 2023, 20:28

  • Share

Albert Halilaj, prefekt i qarkut të Kukësit, është i përzgjedhuri i Partisë Socialistë si kandidat zyrtar për kryebashkiak i Kukësit, në zgjedhjet që do të zhvillohen në 24 shtator.

Në mbledhjen e zhvilluar nga asambleja e PS-së këtë të enjte, është miratuar kandidatura e Halilajt për zgjedhjet e pjesshme, që do të mbahen, pasi Safet Gjici dha dorëheqjen për shkak të video-skandalit seksual, të filmuar në zyrën e tij.

Ka qenë drejtuesi politik i qarkut të Kukësit për PS, Pandeli Majko që ka njoftuar përzgjedhjen e kandidatit nëpërmjet një statusi në Facebook.

“Sot, asambleja e Partisë Socialiste miratoi kandidaturën e Albert Halilaj! Shtabi elektoral bëri mbledhjen e parë! Vështirësia është sfidë dhe jo pengesë për familjen tonë! Do ja dalim!”, shkruan Majo në Facebook.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?