Zgjedhjet në Kosovë, Haradinaj prezanton disa nga kandidatët

14 Janar 2021, 13:43| Përditesimi: 14 Janar 2021, 13:56

  • Share

Kreu i Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj prezantoi disa nga kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke treguar se listën e plotë ditën e nesërme.

“Politika nuk duhet të jetë shoë por punë për qytetarët dhe për shtetin. Nesër do ta paraqesim listën e plotë të kandidatëve, në mesin e të cilëve 2/3 janë të rinj. Kam kënaqësinë sot para jush të prezantoj disa prej tyre. E filloj me profesor doktor Shemshedin Ndreshaj, është doktor specialit për sëmundje infektive, kontribuues në luftën kundër pandemisë. Jemi tek Shukrie Bytyqi një aktiviste dhe profesoreshë e kimisë në Malishevë. Kemi profesoreshën Shqipe Krasniqi Krastrati. Kemi Kaltrina Morina që studioi komunikimin masiv dhe gazetarinë. Kemi profesor doktorin në Filologji Shkëlqim Millaku. Ismet Vebi Shamolli inxhinier dhe ekspert me infrastrukturën rrugore. Diellëza Kukaj kandidate për doktor shkencash në ekonomi. Greta Dajçi ligjëruese e gjuhës norvegjeze", tha Haradinaj.

Ndërkohë ditën e sotme edhe Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar emrat e disa prej kandidatëve për deputetë nga kjo parti. 

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 14 Shkurt dhe partitë tanimë kanë filluar zyrtarisht fushatën. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?