Foto ilustruese

Zgjedhjet në Kamëz nuk do të përsëriten, Kolegji Zgjedhor rrëzon koalicionin Berisha - Meta! Nesër vendoset për Elbasanin e Kuçovën

19 Qershor 2023, 11:00| Përditesimi: 19 Qershor 2023, 12:51

  • Share

Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot përfundimisht pretendimet e koalicionit ‘Berisha - Meta’ për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Kamëz.

Me vendimin e sotëm (19 qershor 2023) Kolegji vendosi të lërë në fuqi rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 14 majit ku Rakip Suli fitoi me një diferencë mbi 12 mijë vota ndaj kandidatit të "BF" Arjan Hoxha.

Gjithashtu u rrëzuan edhe kërkesat e tjera të koalicioni Berisha-Mera që kërkonin ekspertë të huaj për shqyrtimin e funksionimit të pajisjeve elektronike, krahasimi e rezultatit elektronik me atë fizik si dhe hapjen e kamerave të sigurisë të vendosura ditën e votimit.

Më 15 qershor 2023 Kolegji Zgjedhor vendosi të shpallë të pavlefshme 14 majin në Bashkinë e Rrogozhinës dhe pranoi kërkesën e koalicionit "Bashkë Fitojmë" për përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë por nuk pranoi përsëritjen e zgjedhjeve në Belsh.

Edhe tre padi

Ndërkohë më 20 qershor Kolegji Zgjedhor Gjyqësor do të marrë në shqyrtim 3 kërkesa të koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Në orën 09:00 do të marrë në shqyrtim kërkesën e Lefter Maliqit për shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve dhe hapjen e kutive për rinumërim dhe rivlerësim të votave në Kuçovë.

Trupi gjykues do të përbëhet nga  Alma Kolgjoka (Relatore); Manjola Xhaxho (Anëtare);  Esmeralda Xhili (Anëtare); Emona Muҫi (Anëtare); Edlira Petri (Anëtare)

Në orën 09:30 është caktuar seanca për të shqyrtuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për shpalljen e pavlefshme dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve në Elbasan.Trupi gjykues do të përbëhet nga Blerona Hasa (Relatore);Esmeralda Xhili (Anëtare); Alma Kolgjoka (Anëtare); Manjola Xhaxho (Anëtare); Emona Muҫi (Anëtare).

Në orën 10:00 është caktuar seanca për të shqyrtuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për shpalljen e pavlefshme dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve në Kuçovë.

Trupi gjykues përbëhet nga: Marsela Dervishi (Relatore); Manjola Xhaxho (Anëtare); Blerona Hasa (Anëtare),Edlira Petri (Anëtare);Sokol Ibi (Anëtar).

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?