Alexis Tsipras

Zgjedhjet në Greqi, Tsipras pranon humbjen e thellë: Rezultati i zgjedhjeve është një tronditje e dhimbshme për ne

23 Maj 2023, 13:53| Përditesimi: 23 Maj 2023, 13:55

  • Share

Kreu i SYRIZA-s në Greqi, Alexis Tsipras ka pranuar humbjen dhe triumfin e  rivalit të tij të Demokracisë së Re,  Kyriakos Mitsotakis.Tsipras rezultoi nga këto zgjedhje me një rezultat të dobët, ai është pritur me duartrokitje nga mbështetësit e tij.

Dy ditë pas zgjedhjeve, Alexis Tsipras ka deklaruar se rezultati ishte një tronditje dhe i papritur për partinë e tij. Ai doli me rezultat mjaft të dobët nga këto zgjedhje, të cilat u kryesuan nga partia e Kyriakos Mitsotakis.

Ndaj ai është shprehur se është përgjegjës për këtë situatë, duke shtuar se kjo zgjedhje e shoqërisë nuk i ndihmon vendit.

“Nuk kam pse të fsheh se rezultati i zgjedhjeve është një tronditje e dhimbshme për ne, ishte e papritur. Kam frikë se është një rezultat që nuk do ta ndihmojë as shoqërinë, duke qenë se krijohen kushte mbytëse për Demokracinë. Imagjinoni një kryeministër qeverisës të pakontrollueshëm të plotfuqishëm nëse këto korrelacione qëndrojnë. Prandaj, për ne çështja është të shohim se si mund ta parandalojmë këtë korrelacion në zgjedhjet e ardhshme. Ne do të merremi me plagët e shoqërisë, por nuk na mbetet gjë tjetër veçse të ngrihemi në këmbë. Unë personalisht marr përgjegjësinë e plotë, por në fjalorin tim moral do të thotë të qëndrosh dhe të luftosh”, tha Alexis Tsipras.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?