Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama

Zgjedhjet në Greqi, Mitsotakis 'kopjon' sloganin e Ramës: Kthehemi mbrapa ose ecim përpara

24 Prill 2023, 13:05| Përditesimi: 24 Prill 2023, 13:10

  • Share

Greqia do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 21 maj. Teksa na ndajnë vetëm pak javë nga këto zgjedhje, kryeministri Kyriakos Mitsotakis sot ka prezantuar edhe sloganin me të cilin do të bëjnë fushatë.

“Kthehemi mbrapa ose ecim përpara”, ky është slogani i Mitsotakis.

Rastësia është se slogani është shumë i ngjashëm me atë të Partisë Socialiste në vendin tonë për zgjedhjet vendore. ‘Kurrë më mbrapa, vetëm përpara’, është slogani i zgjedhur nga kryesocialisti edi Rama.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?