Rishi Sunak

Zgjedhjet në Britani/ Sondazhet: Humbja e konservatorëve e ngjashme me vitin 1997

15 Janar, 10:50
  • Share

Partia e kryeministrit britanik Rishi Sunak pritet të pësojë një disfatë elektorale të ngjashme me atë që pësoi Partia Laburiste në zgjedhjet e vitit 1997, sipas një sondazhi të YouGov.

Përpara zgjedhjeve në vitin 2024, sipas sondazheve laburistët do të fitonin 385 vende në parlament, ndërsa konservatorët vetëm 169, duke humbur më shumë vende se sa humbën në 1997.

Të paktën 14 mijë votues që iu përgjigjën sondazhit të YouGov përfaqësojnë rreth shtatë herë numrin e zakonshëm të të anketuarve në sondazhet e kompanisë.

Sondazhet e fundit kanë treguar në mënyrë të vazhdueshme se konservatorët janë pas Laburistëve. Një sondazh i YouGov në nëntor tregoi se partia e Sunak ishte 19% pas laburistëve.

I pyetur për parashikimin e fundit të një humbjeje të rëndë në zgjedhje, Sekretari i Mbrojtjes, Grant Shapps tha se partia e tij ka një plan për të fituar.

“Ne kemi një plan, po punojmë për të. Qytetarët do të fillojnë të shohin përfitimet e saj. Kjo është arsyeja pse ne do të presim deri në zgjedhje, në vend që të mbështetemi në sondazhet”, tha Sapps.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?