Skender Gjinushi dhe Artan Fuga

Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, Artan Fuga konfirmon kandidimin: 3 objektivat e mia

24 Shkurt 2023, 11:04| Përditesimi: 24 Shkurt 2023, 11:08

  • Share

Edhe pse duhen muaj që kryetarit aktual të Akademisë së Shkencave t’i mbarojë mandati dhe të bëhen zgjedhje të tjera, akadem Artan Fuga ka konfirmuar kandidimin e tij. Përmes një postimi në Facebook, Fuga thotë se ka 3 objektiva që kurrë nuk i braktis.

“1.Për të rezistuar kundër sipërmarrjes të papërgjegjshme dhe politikisht amorale të ndonjë deputeti të përdorur e konsumuar, prej vitesh, që kërkon shtyrë nga lobi të ndryshme të ndryshojë ligjin për akademinë duke i bërë drejtuesit e saj të përjetshëm, pa e kufizuar më me një mandat detyrën e tyre, edhe pas të 75 – vjetëve. 2. Për të vazhduar të promovoj modelin tim për një akademi shkencash të vërtetë, sipas modeleve perëndimore pa përjashtim, jo të kthyer në një institut kërkimesh pa aks e pa bosht, që duplikon Institute të tjera duke shpërdorur kështu paranë publike. 3. Për të treguar dështimet e modelit të tanishëm të imponuar me dhunë nga një grusht deputetësh që sot nuk dihet se ku janë, të imponuar nga politika”, shkruan Fuga.

Skënder Gjinushi u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave në maj të vitit 2019. Artan Fuga e kundërshtoi që atëherë procesin për zgjedhjen e tij.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Buda: 14/03/2023 02:32

    Artan Fuga eshte ideatori dhe likuidatori (asgjesuesi) i shumices se Instituteve te Akademise se Shkencave (1972-2008), ne kembim te grades "Akademik", qe ia akordoi dhe firmosi me doren e tij kryeministri i kohes, Sali Berisha, shkaterruesi historik i ekonomise, ushtrise, arsimit dhe kultures ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?