Policia e Shtetit: Hetime në Has, Kavajë, Patos, Kukës e Durrës për blerje vote! Në 14 maj në terren 5511 efektivë!

12 Maj 2023, 10:07| Përditesimi: 12 Maj 2023, 11:04

  • Share

TIRANË- Policia e Shtetit dhe Prokuroria po hetojnë denoncime për vjedhje votash për zgjedhjet e 14 majit, në disa qytete.

“Bazuar në informacionet e siguruara nga shërbimet e Policisë në terren, ka iniciuar hetime proaktive, të cilat po kryhen në drejtimin e prokurorive të rretheve gjyqësore dhe të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Strukturat e Policisë në Has, Kavajë, Patos, Kukës dhe Durrës,  në bashkëpunim me prokuroritë respektive, kanë aktualisht në hetim, denoncime nga subjekte të ndryshme, për çështje që lidhen me procesin zgjedhore”, tha drejtori i Policisë për rendin dhe sigurinë publike në policinë e shtetit, Rebani Jaupi.

Në një dalje para medias, Jaupi, bëri publike masat për mbarëvajtjen e procesit.

“Duke filluar prej orës 18:00 të ditës së sotme, deri në përfundim të procesit zgjedhor, të gjitha strukturat qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit, kalojnë në gatishmërinë “Shërbim i Përforcuar”, tha Jaupi.  

Jaupaj theksoi se për mbarëvajtjen e fushatës dhe të procesit zgjedhor, janë trajnuar 7530 punonjës policie, dhe është bërë plani konkret për sigurimin e 5211 qendrave të votimit, 92 KZAZ-ve dhe 92 VNV-ve.

“Brenda afatit të përcaktuar, më datë 03.05.2023, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dërgoi në KQZ listën me 5511 punonjës policie që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore në të gjithë Shqipërinë, të cilët do të ndërhyjnë në rast se kërkohet nga komisionet zgjedhore apo nga KQZ-ja dhe listën me 305 automjete civile, që do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë procesit zgjedhor”, shtoi.

57 objekte të rëndësisë së veçantë sipas Jaupit, do të sigurohen nga 192 punonjës policie nga forcat “Komando” për të shmangur çdo incident dhe për garantimin e sigurisë gjatë procesit zgjedhor.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Halit: 12/05/2023 13:40

    Ik o polic kot ik se le name. Ne mes te Tiranes po shiten votat si delet ne treg. Po do emra me thuaj?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?