Zgjedhjet në UT, studentët në
protestë për të bojkotuar procesin

20 Prill 2016, 12:11| Përditesimi:

  • Share
Gara për të zgjedhur drejtuesit e universitetit të Tiranës është shoqëuar sot me protestën e një grupi studentësh të Fakultetit Politeknik.

Një nga arsyet e kësaj proteste ishte për të bojkotuar zgjedhjet. 

Gjithashtu, studentët janë shprehur kundër rritjes së tarifave në Arsimin e Lartë, që parashohin ligji i ri, si dhe për marrjen e ambjenteve universitere nga Ministria e Arsimit, si rasti i ambjenteve të Fakultetit Gjeologji-Miniera.

Me pankarta nëpër duar studentët me mbishkrimet “Përfaqësimi është në krizë” dhe “Mos Votoni, Bojkoto, Oranizoni” studentët marshuan në ambientet përreth fakultetit të tyre.

Nuk munguan as pankartat me karikatura satirike, ku kandidatët krahasoheshin me kafshë.



protesta

Lëvizja Studentore

Lëvizja Studentore

protesta te universiteti e studenteve zgjedhjetn e universitete

protesta te universiteti e studenteve zgjedhjetn e universitete

protesta te universiteti e studenteve zgjedhjetn e universitete

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?