Politikë

Zgjedhjet/ Muzhaqi: Asnjë votë e kandidatëve politik të mos tjetërsohet, numëruesit do të mbajnë përgjegjësi

27 Prill 2021, 14:32| Përditesimi: 27 Prill 2021, 14:34

  • Share

Partia Socialiste nuk do të lejojë që mos respektohet vullneti i shqiptarëve dhe do të mbrohet çdo votë për çdo kandidat pavarësisht bindjes politike.

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Socialiste, Bora Muzhaqi në një dalje për mediat është shprehur se PS është e vendosur që të mos tolerojë asnjë numërues që tenton të shkelë ligjin.

Ndër të tjera ajo ka bërë thirrje të gjithë numëruesve të mos tjetërsojnë votat e qytetarëve pasi një gjë e tillë krim zgjedhor dhe secili do të përballet me ligjin nëse bën një shkelje të tillë.

“Asnjë votë e asnjë kandidati qoftë socialiste apo demokrat nuk do të lejohet të tjetërsohet. Ne emër të PS dhe kryetarit Edi Rama dua të bëj të qartë për të gjithë numëruesit , së dyti një falënderim të veçantë për të gjithë numëruesit socialist. Pa vënë ë dyshim integritetin e numëruesve, dua të kujtoj se çdo cedim qoftë ai me qëllim ose për shkak të mungesës së vëmendjen që shkakton kalimin e votës nga një kandidati tek tjetri është krim zgjedhor.

Rama dhe PS janë të vendosur që të mos tolerojnë asnjë numërues që tenton të shkelë ligjin. Ky është procesi i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe askush nuk do e lejojë njollosjen e asnjë kandidati”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se përveç Tiranës dhe Durrësit vota për partitë politike është numëruar në të gjitha qarqet e tjera dhe po vijon numërimi i votave për kandidatët. 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?