Zgjedhjet europarlamentare/ Analisti në '5 Pyetjet': Rritje e sovranistëve në të gjithë Europën

10 Qershor, 21:41| Përditesimi: 11 Qershor, 21:42

  • Share

Zgjedhjet europiane duket se shkaktuan një tërmet në Parlamentin Europian teksa ekstremi i djathtë pati një rritje të ndjeshme.

Analistët në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ komentuan shkaqet e këtyre rezultateve befasuese për Evropën, saqë detyruan Macronin të shpërndajë asamblenë dhe të shpall zgjedhje të parakohshme.

Gazetarja Esmeralda Mulaj u shpreh se në fund fituan partitë popullore Europiane që i përkasin qëndrës së djathtë.

'Pritshmëritë e së djathtës ekstreme ishin shumë më të mëdha. Europianët kanë marrë frymë lirisht. Të majtët kanë rënë. Ata që kanë humbur janë liberalët dhe të gjelbrit. Më shumë probleme në Gjermani, Francë, Spanjë, tek Hungaria. Problemet janë më tepër për vendet sesa për parlamenti europian. Të djathtët ekstrem dhe të majtët ekstremë nuk janë të grupuar për problem. Do të ketë një orientim krejt tjetër edhe vendet përkatëse', tha Mulaj. 

Analisti Kreshnik Osmani thotë se me këto zgjedhje ka një rritje të sovranistëve dhe vota e europianëve ka qenë më tepër emocionale sesa racionale.

'Është shkaktuar një tërmet por jo në ato përmasa që pritej. Shtylla kurrizore ka qenë e lidhur me emigracion ekonominë, identitetin kulturo europian me kufijtë e Europës dhe me këto thirrje që lidhen me sfidat e kontinentit. Këto zhvillime mund të themi edhe tërmeti që reflektoi në zgjedhjet poli9tkke nuk ishte proporcional me sfidat Europës, ruhet një dorë kontrolli i Von Der Leyen në parlament.

Në Gjermani dhe Francë kishte tërmete më të mëdha se sa tërmetet në BE. Kjo lidhet ekonominë, demografinë, transferimi radikal demografik i Europës e ka trembur Europën. Në përgjithësi Europa është kthyer në mendësinë e Sartre: Rezultati i dështimeve të mia në jetë është se nuk kam qenë mjaftueshëm radikal. Bën ftesë që për të evituar dështimin kanë nevojë të jenë më radikal. Ka qenë vota emocionale, nga frika, fobi identitare, kulturore, gjeopolitike. Ka një rritje të fuqishme të sovranistëve në të gjithë Europën.

Giorgia Meloni vjen nga një parti me ideologji të djathtë. Mendoj se Macron po i nge një kurth të djathtë ekstreme. Kërkon të formatoj në 3 kahe klasën politike franceze. Kërkon të tremb francezët, kërkon ta fus Le Pen në qeveri', theksoi Osmani.

Pedagogu Emilio Çiko shton se ekstremi i djathtë e ka zbutur qëndrimin radikal të tyre.

'Ekstremi e ka zbutur qëndrimin e tyre. Kundërshtarët e Europës janë tjetër. Njëri lufton brenda sistemit, tjetri nuk e do Bashkimin Europian. Nga zgjedhjet e djeshme ka dy dimensione. Një votë që ka revoltë të qytetarit europian, për politikat kombëtare të shteteve. Mesazhe kundër Francës dhe Gjermanisë. Për qëndrimet e tyre brenda shteteve të tyre. Është një bast që zoti Macron e ka vendosur por nuk e di nëse e fiton. Ka një dualitet shumë të vështirë dhe nuk e di cilat do favorizojnë këto zgjedhje, ekstremin apo Macronin. Ka shtyrje të mbijetesës politike të kancelarit Scholz, duke qenë i treti', thotë Çika.

Analisti Ilir Alia thekson se nuk ka ndonjë fitore të së djathtës ekstreme, por të partive të qëndrës.

'Në Gjermani, CDU dhe CSU kanë marrë aq vota sa ka marrë koalicioni qeverisës. Partitë popullore janë kryesuese dhe kanë fituar më shumë deputetë në parlament se në 2019. Kjo e zbeh edhe atë fitore që ka pasur ekstremi i djathtë. Pritshmëria e AfD, ishte mbi 20%. Rezultati ishte 14%. Kancelari Scholz po paguan kosto, po reformon atë që la pas kancelarja Merkel. Gjermania është në stanjacion ekonomik. Ne shohim se në ato vende ku janë reformua ato parti nga qendra e djathtë e majtë, rezultatet e ekstremi të djathtë dhe të majtë kanë qenë minimale. Shikoni Salvinin, nuk e quaj më Melonin ekstremi i djathtë. Meloni ka kaluar në qendrën e djathtë. Ka bashkëpunuar me partitë popullore', nënvizoi Alia.

Më pas diskutimi kaloi tek zgjedhja e Fredi Belerit si eurodeputet për Demokracian e Re në Greqi. Osmani deklaroi se ky është një lajm i keq, pasi sipas tij Greqia ka gabuar me këtë lëvizje duke kandiduar një të dënuar në Shqipëri.

'Që Europa mbërrin në këto standarde, ku në parlamentin europian do të jetë një zotëri që është në burg, bojaxhi, hidraulik i përfshirë në masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar për poshtrim të simboleve shqiptare. Ky standard degradim të politikës europiane, tregon se jemi përballë një zhvillim që nuk i ngroh njerëzit. Nuk përcjell mesazhet të mira as në Shqipëri dhe Europë. Nuk kam asnjë lloj paragjykimi por mendoj se është një lojë e gabuar e Athinës, e pakuptimtë për llogari të politikave të vogla të lojës së brendshme në Greqi', nënvizon Osmani.

Për Çikën, votat për Belerin nuk kanë ardhur nga ekstremi i djathtë pasi ata që përkrahin ekstremin kanë votuar forca të tjera.

Ora 22:05
Beleri eurodeputet/ Kreshnik Osmani: Lajm i keq! Në parlamentin europian do shkojë një hidraulik, i përfshirë në masakrën e Peshkëpisë

 

Analisti Kreshnik Osmani deklaroi në '5 Pyetjet' se fitorja e Belerit si eurodeputet është një lajm i keq për Shqipërinë dhe Europën.

'Nuk është lajm i mirë. Që Europa mbërrin në këto standarde, ku në parlamentin europian do të jetë një zotëri që është në burg, bojaxhi, hidraulik i përfshirë në masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar për poshtrim të simboleve shqiptare. Ky standard degradim të politikës europiane, tregon se jemi përballë një zhvillim që nuk i ngroh njerëzit. Nuk përcjell mesazhet të mira as në Shqipëri dhe Europë. Nuk kam asnjë lloj paragjykimi por mendoj se është një lojë e gabuar e Athinës, e pakuptimtë për llogari të politikave të vogla të lojës së brendshme në Greqi. Mitsotakis e përdori Belerin për të mbledhur vota të nacionalistëve. Pa që kishte firo të votave nga ekstremi i djathtë dhe mendoi ta rekuperonte me Fredi Belerin. A do të kërcënojë Mitsotakis sërish Tiranën për rrugëtimin në Europë. Kam respekt për hidraulikët por zotëria nuk plotëson asnjë kusht për eurodeputet. Athina e Aristotelit përfundoi tek Fredi Belerin', deklaroi Osmani.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?