Zgjedhjet e pjesshme vendore, partia e Nard Ndokës depoziton në KQZ kërkesën për t'u regjistruar në zgjedhjet e 6 marsit

29 Janar 2022, 11:31| Përditesimi: 29 Janar 2022, 11:52

  • Share

Partia Demokristiane, e drejtuar nga Nard Ndoka, ka depozituar një kërkesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t'u regjistruar si parti në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në bashkitë Shkodër, Dibër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë e Lushnjë.

PDK është partia e katërt që regjistrohet në këto zgjedhje, pas LSI-së PS dhe PD-së. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike u regjistruan në zgjedhje më datën 25 janar, ndërsa LSI u regjistrua një ditë më parë.  Afati i fundit për të depozituar kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e pjeshsme vendore është 31 janari.

Nga ana tjetër Sali Berisha nuk është regjistruar ende në zgjedhje, ndërsa ka deklaruar se do të votojnë të dielën kandidatët potencialë dhe më i votuari prej tyre do të zgjidhet kandidati zyrtar i Komisionit Të Rithemelimit. Këta të fundit shpresojnë që PD zyrtare të pranojë verdiktin e anëtarësisë për emrin që do të përballet me socialistët.

1643452559_s.jpeg

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?