Zgjedhjet e pjesshme vendore, KQZ miraton mandatin për kryebashkiakët e 6 Bashkive

9 Mars 2022, 16:50| Përditesimi: 9 Mars 2022, 16:59

  • Share

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar mandatet për 6 kryebashkiakët e zgjedhur në zgjedhjet e pjesshme vendore. Ky mandat e ka afatin 1 vjeçar.

KQZ i dha mandatin Kryetarëve të Bashkisë Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë paraditen e sotme, ndërsa për 3 bashkitë e tjera, Durrës, Shkodër, Lushnjë, u mblodh sërish pasdite ku i certifikoi pas verifikimeve.

Partia Demokratike nuk u bë pjesë e mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që certifikoi rezultatet e zgjedhjeve në 6 bashki. I pranishëm në sallë ishte vetëm përfaqësuesi ligjor i koalicionit Shtëpia e Lirisë, mes LSI-së dhe Berishës që fituan bashkinë e Shkodrës me Bardh Spahinë. Partia Socialiste fitoi 5 bashki, ndërsa Partia Demokratike e Lulzim Bashës doli forcë e tretë.

Kryebashkiakët e rinj në 6 bashkitë
Bashkia Vorë- Blerim Shera PS
Bashkia Rrogozhinë- Edison Memolla PS
Bashkia Lushnje- Eriselda Sefa PS
Bashkia Dibër- Rrahim Spahiu PS 
Bashkia Durrës-  Emirjana Sako PS 
Bashkia Shkodër- Bardh Spahia, koalicioni 'Shtëpia e Lirisë 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?