Zgjedhjet e pjesshme lokale, komisioni i Berishës nxjerr 4 emra për Bashkinë e Lushnjës, të dielën zgjidhet kandidati

26 Janar 2022, 19:41| Përditesimi: 26 Janar 2022, 19:43

  • Share

Komisioni i Rithemelimit, i ngritur nga Sali Berisha, ka shpallur emrat e 4 kandidatëve që do të marrin pjesë në primaret, ku njëri prej tyre do të përzgjidhet si kandidati i për Bashkinë e Lushnjës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Anëtari i kësaj Kryesie, Klevis Balliu bën me dije se kandidatët janë: Arben Zajmi, Elton Bano, Eurion Iljazi dhe Indrit Qerimi.

Primaret do të zhvillohen me darë 30 janar, ku kandidatët do të zgjidhen me votë.

"Sot dega e PD në Lushnje ka shpallur emrat e katër kandidatëve që do të marrin pjesë në primaret për tu përzgjedhur si kandidat i demokratëve për Bashkinë Lushnje në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Kandidatët janë;

Arben Zajmi

Elton Bano

Eurion Iljazi

Indrit Qerimi

I uroj suksese kandidatëve të demokratëve në këtë garë historike brenda familjes tonë.

Të gjithë demokratët do të zgjedhin kandidatin e tyre me votë dhe jo ne zarfa në datën 30 Janar.

Asgjë nuk do ta ndalojë fitoren e demokratëve në zgjedhjet e 6 Marsit përballë regjimit Rama- Brava", shkruan Balliu.

Sali Berisha nuk ka dërguar ende kërkesë në KQZ për t'u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale, ndërsa ditën e djeshme, Lulzim Basha dorëzoi në KQZ vërtetimin e Gjykatës se PD e drejton ai. Ky vendim erdhi pas kërkesës së kryekomisionierit, Ilirjan Celibashi i cili mes betejës së brendshme të Bashës dhe Sali Berishës, tha se në garën e 6 marsit, do të regjistrohet kryetari që njeh gjykata.

Kryedemokrati i shoi në këtë mënyrë çdo shpresë Berishës, i cili pretendon që të garojë me një kandidat të tijin në Bashkitë pa kryetar duke përdorur logon e PD-së, ndërsa ende nuk ka një reagim nga Berisha.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?