Zgjedhjet e pjesshme lokale, Braçe: Koha kur partia njofton bazën për kandidatin ka marrë fund

27 Janar 2022, 18:17| Përditesimi: 27 Janar 2022, 22:23

  • Share

Zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 6 mars në 6 bashkitë e vendit  do të shoqërohet me mbledhjet e partive për të vendosur për të emrin e kandidatit. Por për Braçen kjo mënyrë ku drejtuesit e partive mblidhen ka marrë fund dhe se emri i kandidatit duhet të vendoset nga baza nga njerëzit dhe jo më nga disa drejtues partie. Vetëm në këtë mënyrë sipas Braçes, parti mund të energjizohet dhe të tërheqë edhe më shumë vota. 

"Koha kur partia njofton bazën për kandidatin ka marrë fund, është shumë e vjetër, kjo historia që mblidhemi ne të qarkut të Fierit dhe diskutojmë, nuk bëhet më kështu, njerëzit e kanë humbur durimin, njerëzit duan të jenë pjesë dhe jo vetëm të dëgjojnë. Është shumë mirë që të pyesim përtej PS, partitë tona pa përjashtim me këtë mënyrën e njoftimit të kandidatëve për deputetë apo kryetar bashkia po çmësojnë zgjedhësit brenda partisë për të votuar. Partia enegjizohet kur pyetet dhe i merret mendim. Kur ajo që thotë i dëgjohet dhe i merret parasysh. Ne nesër kemi një mbledhje kryesie dhe do kthehem të insistoj të dëgjohet se çfarë duan ata.  Unë jam njeri që besoj te parimet, për sa kohë kemi vendosur që asnjë deputet të mos garojë, nuk mund të jem unë, por anëtarësia duhet të dëgjohet", tha Braçe në Report Tv.

Zgjedhjet do të mbahen më 6 mars në Shkodër, Lushnje, Rrogozhinë, Durrës, Dibër, Vorë, që nuk kanë aktualisht një kryetar bashkie për arsye të ndryshme.


Lajmi kryesor:

Skandalet e FSHF, Braçe në Report Tv: Organizatë e përfshirë në krim! Sporti 'ka vdekur', s'ka më garë! Duka mbush avionin me politikanë për të parë ndeshjet e Kombëtares  


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?