Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Kurti: Lista jonë do të ketë 110 kandidatë

31 Janar 2021, 16:16| Përditesimi: 31 Janar 2021, 16:20

  • Share

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se lista e LVV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit do të ketë 110 kandidatë.

Për mediat kosovare ai u shpreh se pas dy javëve do të fitojnë shumicën parlamentare, duke u shprehur i bindur se do të dalin të parët.

“Priten zgjedhjet me shkurt, ne do të garojmë me listën tonë. Lista jonë do të ketë 110 kandidatë edhe ne do të fitojmë. Jo vetëm që do të dalim të parët, por shumicën popullore do të bëjmë shumicë parlamentare me 14 shkurt, e çdo ditë pas asaj dite”, ka deklaruar Kurti.

Edhe me vendimin e Gjykatës Supreme, Kurti dhe dy kandidatë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk mund të kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë rirenditjen e kandidatëve për deputetë.

Në anën tjetër, Presidentja në detyrë Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook shprehet e bindur se Kurti do të zgjidhet kryeministër.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?