Bashki Dibër

Zgjedhjet e 6 marsit, socialistët mbledhin nesër Kryesinë për të zyrtarizuar kandidatët! Emrat e lakuar deri më tani! Në Dibër mes 3 personave, përjashtohet rikandidimi i Imerajt

27 Janar 2022, 12:34| Përditesimi: 27 Janar 2022, 13:05

  • Share

Partia Socialiste është drejt zyrtarizimit të 6 kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme vendore. Nesër në orën 17:30 pritet që në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste të merret vendim. 

Pas konsultimeve me deputetët dhe drejtuesin politik të qarkut Dibër, nxirren 3 kandidatura për kryetar Bashkie, si mundësi e duhur është përfolur Rrahim Spahiu, jo shumë i njohur për sferën politike, ndërsa nuk bëhen zyrtarisht me dije ende 2 kandidaturat e tjera. Ndërkohë që më parë ështëv diskutuar për në Dibër edhe kryetari aktual i komanduar, Shkëlqim Murrja.

Report Tv ka mësuar së është përjashtuar si mundësi rikandimi për Dionis Imerajn!Ish-kryebashkiaku i Dibrës dha dorëheqjen nga posti duke synuar një mandat në parlamentin e ri në radhët e Partisë Socialiste, por nuk arriti të fitonte.

Që prej dekretimit të datës së zgjedhjeve nga ana e Presidentit të Republikës, Partia Socialiste misi punën në terren për përgatitjen për zgjedhjet e pjesshme vendore. Kryesocialisti Edi Rama i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri, drejtuesit politik dhe deputetët e qarqeve ku do të mbahen zgjedhjet kanë zhvilluar tajime. Takimi i parë u zhvillua në Fier, ku u diskutua mbi kandidaturat për bashkinë e Lushnjës, ku është propozuar Eriselda Sefa, aktualisht kryetare e komanduar në këtë bashki.

Edhe në Durrës socialistët do të kandidojnë Emirjana Sakon e cila kryen prej dy vitesh funksionin e kryetares, si e komanduar. Ndërkohë për Bashkinë e Shkodrës,  socialistët do të futen në garë me kandidaten Majlinda Angoni,  e cila prej dy vitesh mban detyrën e Prefektes.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vasil Tuci: 27/01/2022 18:00

    E sigurte eshte nje gje : PS nuk e fiton Shkodren. Jo,se nuk mundet,por se drejtuesit e PS shkoder jane matrapaze qe hane buken te PS dhe votat i shesin te PD. Eshte zgjidhje per te ngrene gjithmone. Ne qeveri me Edin, ne bashki me PD.

    Përgjigju
  • Era: 27/01/2022 13:28

    Shpresojme shkodra te nderroje drejtim ket here se jemi ba si kandahar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?