Zgjedhjet e 6 marsit/ Ministria e Brendshme: Kartat e identitetit gati deri të shtunën për ata që kanë aplikuar në 6 bashkitë ku do zhvillohen zgjedhjet

4 Mars 2022, 09:28| Përditesimi: 4 Mars 2022, 09:30

  • Share

Ministria e Brendshme ka bërë me dije se kanë marrë masa që qytetarët, që kanë aplikuar për t’u pajisur me kartën e re të vlefshme identiteti, t’ju prodhohet me një afat të përshpejtuar.

Për aplikimet në 6 njësitë lokale ku do të mbahen zgjedhje, ID kartat do të jenë gati deri ditën e shtunë, e mund të tërhiqen pranë zyrave që do të qëndrojnë të hapura.

Ky proces vlen vetëm për 6 bashki, Durrës, Shkodër, Lushnjë, Vorë, Dibër e Rrogozhinë ku zhvillohet proces elektoral.

Zyrat do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, për t’u siguruar që të gjithë qytetarët që tashmë kanë aplikuar, të kenë një mjet të vlefshëm identifikimi me të cilin të ushtrojnë të drejtën e votës.

Ditën e djeshme, KQZ i dërgoi një letër Ministrisë së Brendshme ku kërkonte njohjen e vlefshmërisë së dokumenteve të skaduara identifikimit edhe tej 6 marsit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?