Zgjedhjet e 6 marsit, Celibashi: Dakord me partitë për votimin elektronik në Vorë! Shkatërrohen të dhënat në pajisjen e identifikimit elektronik që u përdor në 25 prill

31 Janar 2022, 13:34| Përditesimi: 31 Janar 2022, 13:53

  • Share

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi bëri me dije sot se ka gjetur dakordësinë me partitë kryesore në vend për të aplikuar votimin elektronik në Vorë, në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Për mediat, Celibashi tha po ashtu se do të ketë fonde për partitë për këto zgjedhje, teksa shtoi se vlerën dhe modalitetin e shpërndarjes do ta përcaktojë Kuvendi.

"Kemi patur dakordësinë nga partitë kryesore politike mbi përdorimin e sistemit ët votimit elektronik në bashkinë e Vorës. Partitë do të marrin fonde për zgjedhjet e pjesshme vendore. Kemi bërë të gjitha proceduar dhe i mbetet Kuvendit pr të përcaktua fondin, vlerën e fondit dhe modalitetin e shpërndarjes", tha ai.

Këto komente kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i bëri teksa deklaroi se sot ka nisur asgjësimi i të dhënave të zgjedhësve në pajisjen e identifikimit elektronik që u përdor në zgjedhjet e 25 prillit. Nga Lundra ai tha se ky proces do përmbyllet për 10 ditë për të pasur kohë për nisur përgatitjet për zgjedhjet e 6 Marsit.

“Ne sot fillojmë me procesin e asgjësimit të të dhënave në pajiset që janë përdorur për identifikimi e zgjedhësve dhe më pas ky proces  do vijojë me asgjësimin e të dhënave në server. Kjo mund të përfundojë për 10 ditë. Ajo është e rëndësishme, kemi marrë masat që ky proces të jetë i sigurt. Kemi marrë masa që këto të dhëna të ruhen dhe është e pamundur që të ketë përvetësim të këtyre të dhënave. Dhe nëse këto të dhënat mund t’i përfitojë dikush janë krejtësisht të palexueshme nga një palë e tretë", tha Celibashi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?